Mbappe: Po pres që Messi të kthehet

Futboll

Mbappe: Po pres që Messi të kthehet

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 11:20
Mbappe: Po pres që Messi të kthehet

Kylian Mbappe, sulmuesi i PSG-së që mbrëmë siguroi fitoren e skuadrës së tij në rikthimin në fushë pas Kupës së Botës, foli pas ndeshjes duke iu përgjigjur pyetjes për festimet e argjentinasve pas fitimit të trofeuts, në të cilën u përfshi edhe ai si objekt talleje.

“Kam folur me Messin pas ndeshjes, e përgëzova sepse kishte arritur atë që kishte kërkuar gjithë jetën.

Festat e Argjentinës nuk janë problemi im, nuk harxhoj energji për gjëra kaq të parëndësishme.

Ajo që është me të vërtetë e rëndësishme për mua është të jap maksimumin tim, tani po pres që Leo të kthehet për të fituar ndeshjet dhe për të shënuar gola”, është shprehur ylli francez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat