Roko Vata u aktivizua me skuadrën e parë të Celtic-ut në Premiershipin skocez përballë Hibernianit.
Ai u fut në lojë në minutën e 84’ dhe për ato pak minuta që ishte në lojë duket se ka marrë një vëmendje të madhe.
Siç raportojnë mediat italiane, 6 gjigantë të futbollit europian kishin shkuar në stadium për ta ndjekur nga afër debutimin me skuadrën e parë të 17-vjeçarit.
“TutomercatoWEB” shkruan se Bayerni i Munihut, Dortmundi, Juventusi, Milani, Atletico e Madridit dhe Roma, kishin dërguar delegatët e tyre për të parë Vatën teksa debutonte.