Juventusi ka nisur të bëjë planet e merkatos, i ndikuar edhe nga lëvizjet e mundshme që mund të prekin lojtarët aktualë të tij.
Me Adrien Rabionë që prej kohësh është në prag largimi, drejtuesit bardhezinj po shqyrtojnë emrat e mundshëm për të përforcuar mesfushën dhe në listë janë Isko dhe Aleksis mek Alister.
Spanjolli i Sevijas vlerësohet për eksperiencën që ka, por preferenca kryesore e torinezëve është argjentinasi, i saposhpallur kampion bote.
Sipas “Daily Mail” Juvja u është shtuar klubeve të tjera si Atletiko Madrid, Arsenal, Totenhem e Inter për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Brajtonit edhe pse bardhezinjtë janë të vetëdijshëm që për të mposhtur konkurrencën për 24-vjeçarin duhet të paktën të formulojnë një ofertë prej 40 milionë eurosh, shifra në të cilën ka shkuar vlera e kartonit të tij pas një Botërori fantastik.