Lojtari i Manchester City bën problem

Futboll

Lojtari i Manchester City bën problem

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 12:34
Lojtari i Manchester City bën problem

Futbollisti i Manchester Cityt, Kyle Walker, u gjend në qendër të vëmendjes gjatë ndeshjes kundër Leeds. Pep Guardiola vendosi t’i japë një shans të riut Lewis, i cili luan mirë në pozicionin e mbrojtësit të djathtë dhe për këtë arsye Walker kaloi në stol.

Megjithatë, dukej se lojtari i qytetarëve nuk ishte shumë i interesuar për të qëndruar në stol dhe ka vendosur të argëtohet pak, por nuk e kishte idenë që për këtë do të bëhej temë e rrjeteve sociale.

Në fund të pjesës së parë, drejtori i transmetimit vendosi të tregojë lojtarët rezervë të Cityt dhe ishte Walker që u gjend në qendër të vëmendjes pikërisht në momentin e gabuar.

Walker nuk e kishte idenë se po filmohej nga kamerat dhe po ndiqej nga miliona njerëz, sepse vendosi të lëvizte kamerën që ishte në stolin e Manchester Cityt, por gjithçka shkoi keq.

Buzëqeshja u largua nga fytyra e Walkerit kur kuptoi se kishte thyer kamerën dhe më pas vendosi të sillej sikur asgjë nuk po ndodhte dhe thjesht e hodhi atë në tokë..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat