Noussair Mazraoui ka vendosur për të dhuruar të gjithë premion e fituar nga paraqitjet në Botëror.
Sipas mediave holandeze mbrojtësi i Bayern-it ka dhuruar plot 280.000 mijë euro një fondacioni në Marok.
Me këtë gjest Mazraoui ndoqi shokun e skuadrës Hakim Ziyech. Edhe sulmuesi i Chelsea-t dhuroi për bamirësi vetëm pak ditë më parë plot 325 mijë euro.
Për Ziyech kjo nuk ishte hera e parë që bën një gjest të tillë pasi dhe në 2019 i kaloi një fondacioni që mbështet të sëmurët me kancer në Marok të gjithë shumën e fituar në Kupën e Afrikës.