Mediumi maqedonas “Ekipa” ka shkruar se skuadra e Ferizajt përveç që është përforcuar me futbollistin Jasmin Meçinoviq, ka në plan edhe dy lojtarë, madje i përmend edhe me emra.
“Skuadra nga Kosova, Ferizaj, është klubi i ri i për lojtarin Jasmin Meçinoviq.
Ish mbrojtësi i Skopjes, pas pesë muajsh në klubin nga Autokomanda, sërish largohet nga Maqedonia dhe do të luajë në Kosovë deri në fund të sezonit.
Ky ekip synon të sjellë edhe 1-2 lojtarë nga Maqedonia.
I radhës që duhet të nënshkruajë me këtë skuadër është Besar Iseni, ish-lojtari i Shkupit dhe Vardarit, i cili ka luajtur për Egnatia nga Shqipëria dhe tashmë është lojtar i lirë.
Në “radarin” e Ferizajt janë edhe disa lojtarë nga liga e parë.
Në këtë skuadër përmendet edhe kalimi i portierit Marko Jovanovski, i cili pas largimit nga Akademia Pandev mbeti pa angazhim”, - shkruan media maqedone.