Klubi i futbollit Ferizaj, vazhdon me përforcime.
Pas përforcimit me mbrojtësin Jasmin Meçinoviqk, tani përforcohet edhe me Qlirim Avdulli.
“FC Ferizaj ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë, Qlirim Avdulli.
Ai vjen në skuadrën tonë pas aventurës tek Malisheva, ku në vjeshtë ishte një më të mirët në pozicionin e tij.
Ai dallohet për depërtimet dhe shpejtësinë në krahun e majtë, me një angazhim maksimal dhe dëshirë për t‘i ndihmuar shokëve të mesfushës e sulmit!”, njofton FC Ferizaj.