Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Bekim Balaj është larguar nga ekipi i tij Ankara Koçiorenguçu.
Ky lajm është i bërë nga vetë futbollisti përmes një postimi në InstaStory.
Ai ka postuar një foto të vetën teksa ndodhet në fushë me fanellën e ekipit me mbishkrimin: “Faleminderit Ankara Koçiorenguçu”.
Rikujtojmë që Balaj u transferua këtë verë në ekipin turk. 31-vjeçari ka luajtur 9 ndeshje me fanellën e Ankara Koçiorenguçu duke shënuar 3 gola.