Informacione të reja kanë dalur në pah në lidhje me marrëveshjen e mundshme të Cristiano Ronaldos me klubin nga Arabia Saudite, Al Nassr.
Sipas gazetës spanjolle “Marca”, një person i besuar i Ronaldos ishte në Riad për të përcaktuar detajet e fundit të kontratës.
Sipas së njëjtës gazetë, arabët e kanë programuar prezantimin e CR7 në ditë e parë të viti të ri, pra më 1 janar.
Al Nassr hoqi tre lojtarë në javën e fundit dhe gjithashtu nuk finalizoi nënshkrimin e dy të tjerë.
“Marca” nënvizon gjithashtu se, pas Cristiano Ronaldos, klubi saudit do të tentojë edhe nënshkrimin me Sergio Ramosin, aktualisht në fund të kontratës me Paris Saint-Germain..