Manchester Utd me sy nga Franca, kërkon sulmuesin e Stade Rennais!
Manchester United është i interesuar për të nënshkruar me yllin e Stade Rennais dhe reprezentuesin e Francës U21, Martin Terrier.
"Djajtë e Kuq", sipas "Media Foot" po kërkojnë të nënshkruajnë me njëzet e pesë vjeçarin në merkaton e ardhshme.
Terrier kishte nënshkruar me Stade Rennais në verën e vitit 2020.
Francezi ka vazhduar të ketë performancë të mirë, ku sezonin e kaluar, kishte realizuar njëzet e një gola në tridhjetë e shtatë paraqitje në Ligue 1. Në këtë sezon sulmuesi ka gjetur rrjetën njëmbëdhjetë herë në njëzet ndeshje.