Fitorja në plan të dytë, të gjithë flasin për “imazhin” e Griezmannit!
Antoan Griezman ishte një nga lojtarët që i solli Atletiko (M) fitoren e fundit të vitit 2022, pasi ai asistoi dy herë në fitoren 2.0 të skuadrës së tij kundër Elçe-s. Megjithatë, ai u përfol më së shumë për shkak të “imazhit” të tij të ri.
Griezman, i cili mbrëmë në ndeshjen e parë pas Botërorit në Katar luajti një ndeshje fantastike ndaj Elçes, është shfaqur… me flokë rozë!
Sulmuesi i Atletiko Madridit, tashmë i mësuar të merrte vlerësime pozitive dhe negative për ndryshimin e modelit të flokëve, këtë herë kishte një ngjyrë të mrekullueshme të flokëve që e la atë në shënjestër të “kritikëve” në rrjetet sociale.