Futbollisti i ekipit anglez bie në tokë pa ndjenja pas përfundimit të ndeshjes!
Lojtari i Wycombe Wanderers, Tjay De Barr, është rrëzuar në fushë në përfundim të ndeshjes me të gjithë të shqetësuar brenda stadiumit të Plymouth Argyle.
Mikpritësit arritën një fitore 3-1, megjithatë sapo ndeshja mbaroi, sulmuesi 22-vjeçar u rrëzua në tokë.
Sipas raporteve të fundit, ai është dërguar në spital për kontrollë më të detajuar, ndërsa është liruar më pas dhe është dërguar në shtëpinë e tij.