Chelsea dhe N`Golo Kante janë duke menduar rinovimin e kontratës së re.
Mediat britanike të premten shkruajnë se francezi është duke u përballur me zgjatjen e kontratës së re me ‘Blutë’ e Londrës.
Kante prej kohësh është duke u kërkuar nga disa klube të mëdha evropiane, por londinezët janë të interesuar që edhe më tutje të mbajnë francezin në skuadër.
Krerët e Chelsea tashmë janë duke përgatitur kontratën e re e cila thuhet se do të jetë bindëse për Kante.