Atletico Madrid është duke e menduar shkëmbimin e Jose Maria Gimenez me Adrien Rabiot e Juventusit në afatin kalimtar të ardhshëm, raporton ‘Calciomercatoweb’.
Radiot duket së është i vendosur të largohet nga torinezët në fund të këtij sezoni. Reprezentuesi francez është duke u kërkuar nga disa klube të mëdha evropiane, përfshirë edhe Atletico Madridin.
Ndërkohë, edhe Gimenez thuhet se është në kërkim të një sfide të re dhe Juventusi e ka monitoruar lojtarin për shumë vite.
Prandaj, shkëmbimi mes Gimenez dhe Rabiot është opsion i mundshëm.