Chelsea është e prirur të nënshkruajë me yllin e Barcelonës, Alejandro Balde për të përforcuar repartin e mbrojtës, raporton ‘Fichajes’.
Kontrata e Baldes me ‘Blaugranat’ skadon në vitin 2024, dhe duket se lojtari nuk preferon rinovimin e kontratës me skuadrën e Xavi Hernandez.
“Blutë” e Londrës thuhet se janë duke monitoruar situatën e lojtarit të cilin do të provojnë të transferojnë në ‘Stamford Bridge’ në verën e ardhshme.
Ndryshe, Balde është duke u vëzhguar edhe nga disa klube tjera evropiane, por siç raportohet, Londra është destinacioni më i mirë për lojtarin e katalonasve.