Emanuel Mensah është zyrtarisht futbollisti më i ri i Flamurtarit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kuqezi, i cili ka prezantuar 28-vjeçarin.
Mensah ka eksperiencë në futbollin shqiptar, pasi më parë ka qenë pjesë e Laçit.
Ai kështu bëhet goditja e parë e merkatos së dimrit për vlonjatët, të cilët priten të bëjnë një revolucion në skuadër.