Ndarja nga jeta e Pelesë është komentuar ndryshe në mediat argjentinase, të cilat kanë zgjedhur që të provokojnë rivalët e Brazilit.
Në një transmetim live, një kanal shkruan: “Lamtumirë Pele, i treti më i mirë në histori ka vdekur”.
Kështu ato nënkuptojnë se përpara brazilianit qëndrojnë Mesi dhe Maradona.
Kjo gjë duket se nuk ka lënë një shije të mirë në Brazil, ku e cilësojnë si një mungesë respekti.