Situata te Vllaznia

Futboll

Situata te Vllaznia

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 15:35
Situata te Vllaznia

Vllaznisë i duhet të mendojë edhe për rinovimet e mundshme në këtë periudhë.

Janë plot 12 lojtarë, të cilët dalin të lirë në fund të këtij sezoni.

Nga burime në klub mësohet se portieri Bojan Zogoviç, mbrojtësit Erdenis Gurishta, Dajan Shehi dhe Darko Bulatoviç, mesfushorët Fjoart Jonuzi, Herald Marku, Elvedin Heriç dhe Arsid Kruja, si dhe sulmuesit Liridon Latifi, Ardit Hoxhaj, Kaina Nunjesh dhe Ante Aralica, janë automatikisht futbollist të lirë menjëherë pas përfundimit të këtij sezoni.

Megjithatë, vetëm menjë pjesë të tyre, klubi ështëi interesuar të rinovojë marrëveshjet. Ndërkohë, Marku dhe Shehi kanë të specifikuar në kontratat e tyre opsionin e rinovimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat