Një minutë heshtje në nder të Pelesë, në ndeshjen e kampionatit francez!
Legjenda e futbollit brazilian, Pele, u nda nga jeta të enjten e 29 dhjetorit, pas një beteje me kancerin.
Në sfidën midis Marsejës dhe Tuluzës në kampionatin francez u zgjodh që të mbahej një minutë heshtje përpara startit.
Momenti ishte vërtet prekës, teksa disa lojtarë nuk arritën t’i mbanin dot lotët, ku njëri prej tyre ishte dhe kapiteni i Marsejës, Dimitri Paje.