Jorginho është i gatshëm që të largohet nga Chelsea

Futboll

Jorginho është i gatshëm që të largohet nga Chelsea

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 15:43
Jorginho

Mesfushori i Chelseat, Jorginho do të ishte i hapur për një rikthim te Napoli nëse bisedimet për rinovim të kontratës me “Blutë” e Londrës nuk rezultojnë pozitive.

Kontrata aktuale e Jorginhos me Chelseat do të skadojë në verë, dhe me klubin që po planifikon të transferojë Enzo Fernandez, mesfushori italian pritet që të largohet nga “Stamford Bridge” vitin e ardhshëm.

Agjenti i tij tashmë ka eksploruar opsionet e mundshme për mesfushorin dhe një rikthim në Itali duket se është zgjedhja e favorizuar, nëse Chelsea nuk rinovon kontratën e tij.

Sipas “Sky Italy”, Chelsea po e konsideron të negociojë për rinovim të kontratës me mesfushorin, dhe vetëm një thirrje nga Napoli do të ia ndryshonte mendimin Jorginhos.

Nëse negociatat e tij me Chelsean nuk rezultojnë pozitive, lojtari do t'i kërkonte zyrtarisht agjentëve të tij që të përpiqeshin të gjenin një marrëveshje me palën italiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat