Probleme për Interin

Futboll

Probleme për Interin

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 15:47
Interi

Probleme për Interin!

Simone Inzagi nuk i është gëzuar dot plotësisht fitores me Sasuolon dhe sinjaleve të mira të marra nga lojtarët e tij, pasi ka dëshmuar largimin e Henrik Mikhitarianit në fillim të pjesës së dytë.

Armeni ka ndier një dhimbje muskulore që e ka detyruar të lërë fushën, por nga ekzaminimet fillestare sipas “Sky Sport” nuk bëhet fjalë për asgjë serioze.

Largimi i tij ka qenë më së shumti një masë paraprake që stafi i Interit e ka zgjedhur për të mos rrezikuar edhe më lojtarin, duke pasur parasysh rëndësinë e sfidës së ardhshme me Napolin, kur Inzagi pret t’i rikthehen në dispozicion edhe Lautaro e Brozoviç, të fundit që do t’i bashkohen grupit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat