Futbollisti Ardon Jashari, reprezentues i Zvicrës dhe pjesë e Luzernit, kërkohet nga skuadra gjermane.
Siç raporton “Sky”, disa klube të Bundesligës e kanë në llupë, ndër ta Leipzig-u.
Kontrata e Jasharit është deri në vitin 2026.
Nga gjashtë deri në shtatë milionë franga flitet vlera e transferimit të tij.
Kjo do ta bënte Jasharin si transferimin rekord nga Zvicra qendrore.
Deri më tani këtë rekord e ka mbajtur Ruben Vargas, kur Augsburg e bleu për katër milionë.