Kampionia e vjeshtës, Struga Trim Lum, sot tregoi se përveç anës sportive, profesionale dhe etike, ka edhe një moment human.
Ditën e sotme futbollistët u dhuruan fëmijëve të shtëpisë për personat me nevoja të veçanta pako për Vitin e Ri.
Nuk ka gëzim më të madh se fakti që të gjithë duhet të trajtohen në mënyrën më të mirë të mundshme, që për këta fëmijë ky është momenti më i bukur i Vitit të Ri dhe se ata duhet të jenë gjithmonë prioriteti ynë, sepse kujdesi ndaj tyre është i nevojshëm.
Bravo Strugës Trim Lum, bravo Tairit, Mirseloskit, Maleskit dhe Bojkut që e bënë të veçantë ditën e sotme për këta fëmijë.
Postimi i plotë:
Në ambientet e Qendrës së fëmijëve me nevoja të veçanta në Strugë sot qëndruan disa nga futbollistët e Struga Trim Lum. Ata si çdo vit, edhe këtë vit me rastin e festave të fundvitit ju shpërndanë paketa gjithë fëmijëve të kësaj qendre.
Prezenca e futbollistëve të ekipit tonë gëzoi tej mase këta fëmijë të mrekullueshëm, të cilët patën rastin për disa minuta të tëra të shoqërohen me kampionët vjeshtor të Ligës së Parë.