Juventus ka mbyllur fazën përgatitore të miqësoreve para rifillimit të kampionatit. Skuadra bardhezi nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 në sfidën ndaj Standard Liege.
Edhe pse luajti me titullarët në 45-minutat e para, ekipi bardhezi do ta mbyllte në disfatë.
Në minutën e 32-të, Danilo dërgoi topin në portën e tij, duke nxjerrë jashtë loje portierin me daljen e tij.
Në pjesën e dytë, edhe pse luajtën të rinjtë, do të barazonin shifrat. Soule do të fitonte dhe kthente në gol një 11-metërsh. Më 4 janar, Juventus do të sfidojë Cremonesen.