Refuzoi disa oferta nga skuadra të ndryshme

Futboll

Refuzoi disa oferta nga skuadra të ndryshme

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 16:57
Refuzoi disa oferta nga skuadra të ndryshme

Sylvinho pritet që të zyrtarizohet si trajneri i ri i Shqipërisë. Së fundmi, ka qenë si krahu i djathtë i Tite te Brazili.

Të pakëta janë eksperiencat e kësaj figure të njohur të futbollit botëror si trajneri i parë dhe për këtë arsye, do t’i shtohet uria për sukses.

“Bolavip Brasil” tregon se Sylvino ka refuzuar disa propozime nga ekipet ë ndryshme që ende nuk specifikohen, por thuhet se ishin nga vende të ndryshme.

Gjithashtu po e njëjta media tregon nga burime të afërta me Sylvinho se ky trajner e sheh mundësinë për të marrë Shqipërinë si një shans fantastik për të vendosur në praktikë ato që ai mendon për futbollin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat