Futbollisti Bardh Bylykbashi largohet nga Flamurtari i Prishtinës.
Bylykbashi është lojtar i lirë dhe ende nuk ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën.
“Faleminderit KF Flamurtari!
Me anë të këtij postimi, deshta t’iu njoftoj se me marrëveshje të dyanshme shkëpusim bashkëpunimin me KF Flamurtari.
Nga tani jam lojtar i lirë.
KF Flamurtarit i uroj suksese duke i falënderuar së pari bashkëlojtaret, shtabin teknik dhe çdo akter tjetër brenda klubit”, njofton Bylykbashi.