Mallorca mbetet duarbosh në stadiumin "Coliseum Alfonso Perez".
Getafe ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Mallorca-s, në takimin e javës së 15-të të kampionatit spanjoll.
Vendasit siguruan fitoren në pjesën e dytë me golat e futbollistit Mayoral.
Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është ndëshkuar me karton të verdhë në pjesë parë përkatësisht në minutën e 27-të.
Mallorca renditet në vend të 11-të me 17 pikë e Getafe në të 13-tin me 17.
Ndeshjen e përcollën 9.755 shikues.