Pushimet nuk kanë mbaruar akoma për disa lojtarë që ishin pjesë e Botërorit të Katarit. Njëri prej tyre është Matthijs De Ligt, i cili po shijon malet e Matterhorn bashkë me partnerën e tij.
Mbrojtësi holandez i Bayern Munchen, ka marrë shumë mesazhe “paralajmëruese” nga tifozët bavarezë, të cilët i kujtojnë dëmtimin e kapitenit Manuel Neuer.
“Gardiani” dëmtoi gjurin duke bërë ski dhe ka mbyllur sezonin, situatë që tifozët e kampionëve të Gjermanisë nuk duan që t’i përsëritet ndonjë tjetër titullari.
“Ju lutemi, mos bëni ski”, është kërkesa e tifozëve të Bayernit, të cilët ftojnë qendërmbrojtësin 22-vjeçar të shmangë ndonjë dëmtim gjatë pushimeve që po kalon në malet e vendosura () midis Luginës Aosta (Itali) dhe Kantonit Valais (Zvicër).