Ronaldo do të marrë 1 miliardë euro nga arabët! Zbardhen detajet

Futboll

Ronaldo do të marrë 1 miliardë euro nga arabët! Zbardhen detajet

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 23:16
Ronaldo do të marrë 1 miliardë euro nga arabët! Zbardhen detajet

Në fillim dukej e pamundur, por tashmë është zyrtare: Kristiano Ronaldo transferohet në Arabinë Saudite duke firmosur një kontratë deri në 2025 me klubin Al Nassr.

CR7 do të përfitojë 75 mln euro, shifër kjo e cila pritët të dyfishohet nga sponsorët.

Pasi të këtë përfunduar kontratën si profesionist, Ronaldo do të bëj rolin e ambasadorit për Arabinë Saudite që kërkon të organizojë Kupën e Botës në 2030 së bashku me Greqinë dhe Egjiptin.

Sipas mediave, nga ky bashkëpunim, si futbollist i Al Nassr dhe më pas si ambasador, Ronaldo pritet të përfitojë afro 1 miliardë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat