Nga nderimet në stadiumin e Santos, tek ceremonia mortore në godinën 14-katëshe!

Futboll

Nga nderimet në stadiumin e Santos, tek ceremonia mortore në godinën 14-katëshe!

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 23:17
Nga nderimet në stadiumin e Santos, tek ceremonia mortore në godinën 14-katëshe!

Ky fundvit do të jetë ndryshe për të gjithë Brazilin, të cilët do të mbajnë zi për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit, Pele.

Më 2 janar, pritet të zhvillohen nderimet për Pelenë, trupi i të cilit do të vendoset në stadiumin e Santos, Vila Belmiro, ku qytetarët do të kenë mundësinë që t’i japin lamtumirën e fundit legjendës së futbollit.

Arkivoli me trupin e Pelesë do të qëndrojë për 24 orë në stadium, ku më pas do të zhvendoset drejt banesës së fundit.

Sipas mediave të huaja, trupi do të përshkrojë rrugën e shtëpisë ku jeton nëna e Pelesë, e më pas do të zhvendoset drejt një godine ku do të prehet i qetë pranë anëtarëve të tjerë të familjes së tij.

Godina 14-katëshe e quajtur Memorial Necropole Ecumenica është një varrezë e madhe. Pavarësisht se atje prehen të vdekurit, ajo nuk i ngjan aspak varrezave normale.

Brenda godinës ka ujëvara e kopshte të shumtë me bimë ekzotike. Në tarracën e godinës është edhe një kafene, ndërsa pjesa më e çuditshme është një muze i madh për makina.

Kjo godinë është ideuar në vitin 1983 nga arkitekti Pepe Altstut, dhe shërben edhe si atraksion turistik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat