Liverpooli ka arritur të shënojë fitore ndaj Leicester me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 16-të në Ligën Premier.
Më të filluar ndeshja mysafirët arritën të shënonin më Kiernan Dewsbury-Hall që gjeti rrjetën në minutën e 4-të për 1-0.
Liverpooli u lëshua në sulm dhe krijoi disa raste më Mohamed Salah, por nuk arriti të shënojë.
Në minutën e 38-të u barazuan shifrat, kur Wout Faes shënoi në portën e tij për 1-1.
Në fundin e pjesës së parë Darwin Nuez goditi shtyllën, ndërsa nga topi i kthyer sërish Faes shënoi në portën e tij.
Pjesa e dytë edhe pse sjelli shumë raste, nuk pati më gola.
Liverpooli me këtë fitore vazhdon ngjitjen dhe tani ka 28 pikë dhe mban pozitën e gjashtë, ndërsa Leicester ka 17 pikë dhe mbetet në vendin e 13-të.