Një nga tifozët pushtues të fushës së Melbourne Victory-t nuk do të mund të futet në stadiumet e A-Ligës në Australi për 10 vitet e ardhshme, kanë njoftuar autoritet.
Hetuesit po kërkonin për një grup prej 11 personash të paidentifikuar, të cilët dyshohet se hodhën flakadanë dhe stola dhe shishe të thyera ndaj policisë gjatë invadimit të fushës në derbin mes Melbourne Victory dhe Melbourne City në “AAMI Park”, më 17 dhjetor.
Portieri i Melbourne City, Thomas Glover, mbeti i gjakosur dhe i tronditur pasi një kovë iu hodh në kokë gjatë përleshjes. Gjyqtari i ndeshjes, Alex King, dhe një kameraman mbetën të lënduar.
Një person u largua nga vendi pritet të arrestohet dhe intervistohet me akuzë e mundshme për trazira të dhunshme. Ai është larguar drejt Europës pas ngjarjes dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë të drejtë të hyjë në impiantet e futbollit për dekadën e ardhshme. Gati 30 persona janë arrestuar tani nga policia për ngjarjen në fjalë.