Kjo ishte kombëtarja e Kosovës në drejtimin e Giresses në vitin 2022 

Futboll

Kjo ishte kombëtarja e Kosovës në drejtimin e Giresses në vitin 2022 

Nga: K. Goca Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 14:55
Zvicra - Kosova

Kombëtarja e Kosovës nën drejtimin e selektorit të ri pati batica dhe zbatica.

Dardanët nuk arritën të fitojnë Grupin 2 në Ligën e Kombeve në Divizionin C.

Megjithatë regjistruan tri fitore e tri barazime, ndërsa në miqësore, kaluan mjaft mirë, që veçohet ballafaqimi me Zvicrën. 

Me 23 shkurt Alain Giresse emërohet përzgjedhës i ri i Kosovës!

Me 24 mars, Kosova e mundi në miqësore me 5:0 Burkina Fason.

Me 29 mars luajti miqësore me Zvicrën në Zurich, ku përfundoi baras (1:1). Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka u paraqitën standardë dhe Andi Zeqiri në pjesën e dytë për zviceranët.

Kosova përfundon në vend të dytë në grupin 2 të Ligës së Kombeve divizioni C

Rezultatet 

Me 2 qershor: Qipro - Kosova 0:2 (shënues Valon Berisha (65') e Edon Zhegrova (78').
Me 5 qershor: Kosova - Greqia 0:1.

me 9 qershor: Kosova - Irlanda Veriore 3:2 (shënues për Kosovën (Vedat Muriqi 9' e 52'), Zymer Bytyqi (19').  
me 12 Qershor: Greqia - Kosova 2:0.

Me 24 shtator: Irlanda Veriut - Kosova 2:1 (Vedat Muriqi 58' shënues për dardanët)

Me 27 shtator: Kosova - Qipro 5:1 (Shënues të dardanët Florent Muslija (22', Donat Rrudhani 45+1', Elbasan Rashani 47', Vedat Muriqi 52' e 84').   

Greqia përfundoi e para me 15 pikë, duke lënë pas Kosovën me 9, Irlandën e Veriut 5 dhe Qipron 5 pikë.

Kombëtarja e Kosovës në futboll, në miqësore me 16 nëntor ka barazuar 2:2 me Armeninë, pastaj me 19 nëntor 1:1 me Ishujt Faroe, të dy takimet u luajtën në "Fadil Vokrri".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat