Manchester City zhgënjen në duel me Evertonin

Futboll

Manchester City zhgënjen në duel me Evertonin

Nga: K. G. Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 17:55
Manchester City

Manchester City nuk ka arritur më shumë se një barazim në "Etihad ", duke luajtur baras 1:1 me Evertonin. 

Nuk mjaftoi goli i shënuesit më të mirë në Premier League, Erling Haaland. 

Ai ka shënuar në minutën e 24-të. 

Mysafirët arritën që të barazojnë në minutën e 64-të me golin e Gray.

Manchester City zhgënjeu shikues e vet.

Pas javës së 18-të, Manchester City renditet në vend të 2-të me 36 pikë dhe Everton është i 16-ti me 15.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat