Arsenali thellon edhe më shumë epërsinë në renditjen e tabelës në Premier League në futboll.
“Topçinjtë” shënuan fitore me rezultat 4:2 ndaj Brighton-it, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Amex”.
Futbollisti Granit Xhaka u paraqit titullar duke dhënë maksimumin për trepikëshin e madh të skuadrës londineze.
Për Arsenalin realizuan Saka (2'), Odegaard (39'), Nketiah (47'), Martinelli (71') dhe për Brighton shënuan Mitoma (65') e Ferguson (77').
Pas javës së 18-të, Arsenal kryeson me 43 pikë, ka shtatë më shumë se Manchester City dhe Brighton zë pozitën e tetë me 24 sosh.