Klubi i futbollit Ferizaj është më i mobilizuar se asnjëherë me parë me presidentin e klubit, Lulzim Abazi dhe kryetrajnerin Andrej Panadiç, me synime që të sigurojnë ekzistencën në elitën futbollit të Ksovës.
Burimet e afërta me klubin, sot bëjnë me dije, se drejtuesit e këtij kolektivi kanë bërë një veprim shembullor.
Sot janë shpërndarë pagat për futbollistët, duke dëshmuar edhe një herë korrektësinë deri në pikën e fundit me gjithë stafin dhe futbollistët.
“Sot janë shpërnda 55 paga, për futbollistë dhe gjithë stafin”, - tha një burim brenda klubit për gazetën kombëtare “Bota sot”.