Mesfushori i Chelseas, Jorginho, dëshiron të kthehet në Napoli kur t`i skadojë kontrata në "Stamford Bridge" me Chelsean.
Italiani, i cili është te skuadra e Premier League nga viti 2018, ka luajtur në nëntëmbëdhjetë ndeshje në të gjitha garat në këtë sezon, duke shënuar tri herë.
Por pasi ka kaluar katër sezone në Stamford Bridge, ai sipas "La Repubblica", tani pas përfundimit të kontratës dëshiron të kthehet në Napoli.
Për italianin janë të interesuara edhe dy klube të tjera, Newcastle United dhe Barcelona.