Dy skuadra tjera pas Jasharit

Futboll

Dy skuadra tjera pas Jasharit

Më: 1 janar 2023 Në ora: 11:38
Dy skuadra tjera pas Jasharit

Ardon Jashari është një nga lojtarët e rinj më të kërkuar në Evropë.

Mesfushori i talentuar ka pasur vitin e tij më të mirë në karrierë, edhe pse i pari në futbollin profesionist, por që arriti të ketë paraqitje fantastike me Luzernin dhe mori ftesë për në Kupën e Botës nga Zvicra.

20-vjeçari ka zhvilluar 17 ndeshje këtë edicion me Luzernin ku ka asistuar në katër gola, dhe falë kësaj forme të mirë ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Dy klubet e fundit që janë futur në garë për shërbimet e mesfushorit qendror janë Eintracht Frankfurt në Bundesligën gjermane dhe gjiganti skocez Celtic.

Mediat zvicerane kanë raportuar se drejtuesit e Frankfurt dhe ata të Celtic tanimë kanë kontaktuar skuadrën zvicerane Luzern për të pyetur për çmimin e Jasharit.

Luzern i ka njoftuar të gjitha skuadrat e interesuara për reprezentuesin zviceran se për ta lënë të lirë kërkon të fitoj shtatë milionë euro.

Gara me emrat e skuadrave të interesuara për Ardon Jasharin është shumë e madhe, pasi edhe skuadrat tjera si Ajax, Feyenoord, Real Sociedad, Napoli, Arsenal, Leicester City, Hoffenheim, RB Leipzig dhe Wolfsburg janë vënë pas tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat