Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi nëpërmes një njoftimi me shkrim ka njoftuar se Qeveria e Maqedonisë ka siguruar 7 milionë denarë nëpërmes Agjencisë për Rini dhe Sport.
Sipas Grubit, ky vendim është tregues që Qeveria vazhdon me realizimin e projekteve për jetë cilësore në çdo cep të Maqedonisë.
"Vazhdojmë të përkujdesemi për realizimin e projekteve të jetës cilësore në çdo cep të vendit!
Siguruam 7 milionë denarë përmes Agjencisë për Rini dhe Sport denarë për stadiumin në Çegran të Gostivarit!", njofton FC Çegrani.