Viti i ri, përforcimi i ri për skuadrën shqiptare

Futboll

Viti i ri, përforcimi i ri për skuadrën shqiptare

Nga: K. G. Më: 1 janar 2023 Në ora: 16:36
Fahrudin Gjurgjeviqi

Ekipi i Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll, Gostivari, vazhdon të përforcohet për pjesën pranverore të sezoni. 

Skuadra shqiptare sot e ka promovuar Fahrudin Gjurgjeviqin si përforcim të ri dhe me këtë tregojnë se synojnë ta rikthehen në elitën e futbollit maqedonas.

Gjurgjeviq është një lojtar me përvojë dhe ka luajtur në Vllazni të Shkodrës, Hradec Kralove, Spartak Subotica. Klubi i tij i fundit ishte Makedonia GP.

Para pak ditësh, Gostivari është përforcuar edhe me Fisnik Zukën, Gordian Hristovskin, Astrit Amzai, Rejan Abazi dhe Simeon Hristov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat