Vedat Muriqi ka shpërthyer në këtë sezon të ri në La Liga.
Statistikat e këtij sulmuesi me golat e shënuara nuk kanë kaluar pa u vënë re. Unai Emery po bën gjithçka për ta marrë futbollistin shqiptar te Aston Villa.
Klubi i Premier League është gati që të paguajë 30 milionë euro te Mallorca.
Megjithatë klauzola e largimit për Muriqin është 38 milionë euro dhe për momentin sulmuesi është i kënaqur në Spanjë, duke mos kërkuar të largohet..