Klubet italiane u kanë ende borxhe të prapambetura tatimeve që datojnë nga periudha e pandemisë.
Pas marrëveshjeve të gjetura mes palëve, organet kompetente u kanë lënë ende kohë të gjitha klubeve për të shlyer pjesën e mbetur detyrimet e tyre, një pagesë që mund të bëhet në tri këstet e ardhshme.
Në listën e kubeve që kanë ende borxhe ndaj organeve tatimore janë të gjithë emrat e mëdhenj të Italisë, por listën e kryeson Interi që duhet të shlyejë 50 milionë euro, i pasuar nga Lacio me 40 milionë, Roma me 38 milionë, Juventusi me 30 milionë, ashtu si Napoli me 25 milionë.
Në fund të listës gjenden Fiorentina e Milani, respektivisht me 15 milionë dhe 10 milionë euro detyrime.