Mancini dhe lufta për titull në Serie 

Futboll

Mancini dhe lufta për titull në Serie 

Më: 2 janar 2023 Në ora: 12:22
Mancini dhe lufta për titull në Serie 

Intervistë në Gazzetta dello Sport për trajnerin e Italisë, Roberto Mancini, i cili ka folur për kampionatin italian që është afër rikthimit dhe, natyrisht, për luftën për titull.

“Kush do ta fitojë titullin? Kjo është shumë e vështirë, dhe pas 50 ditësh pushim është akoma më shumë. Megjithatë, Napoli ka mundësi shumë të mira: tetë pikë avantazh dhe një grup të kolauduar që ka shtuar dy-tre lojtarë të fortë”, ka dhënë Mancini.

Përsëri për Napoli-n: “E vështirë të flitet për një avantazh: ishin në një gjendje psikofizike të jashëtzakonshme. Por është edhe e vërtetë se një moment vështirësie  vjen gjithmonë ënë  sezon: ndoshta për ata do të kishte ardhur gjatë nëntorit dhe dhjetorit”.

Në lidhje me skuadrat e tjera dhe lojtarët individualë. Për Juventus-in: “E kam parë të luajë disa herë mirë dhe herë të tjera më pak. Por ka pasur shumë dëmtime që, fatmirësisht për ne, i kanë dhënë hapësirë të rinjve që kanë një të ardhme te kombëtarja.

“Chiesa dhe Di Maria? Nëse ata të dy janë mirë, është e vështirë të mos i aktivizosh”. Për Inter-in dhe Lukaku-n: “Ka munguar shumë: Inter mund të ketë një avantazh të madh nga ai ose t’ia ndiejë mungesën, nëse nuk do të kthehet ai i dy viteve më parë. Mbi të gjithë fizikisht”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat