Sebastien Haller u kthye në stërvitje te Borussia Dortmund të hënën, për herë të parë, që nga një operacion nga një tumor.
Futbollisti i Bregut të Fildishtë u diagnostikua fillimisht në korrik dhe iu desh t’i nënshtrohej një operacioni të dytë në nëntor.
Ai tani është rikthyer në stërvitje me skuadrën gjermane, duke sugjeruar se mund të jetë i disponueshëm për lojë shumë shpejt.
Haller nuk ka luajtur ende në një ndeshje zyrtare për Dortmundin që nga kalimi në skuadrën e Bundesligës nga Ajax verën e kaluar.
Ai është planifikuar të udhëtojë në Marbella me pjesën tjetër të ekipit të premten për një kamp stërvitor.
Nëse 28-vjeçari është i aftë, ai mund të përfshihet kur Dortmundi të kthehet në ligë.
“Përshëndetje djema, më në fund jam kthyer”, tha Haller në një video të postuar në Twitter.
“Nuk ishte aq e lehtë, por me mbështetjen tuaj ishte më mirë dhe më e lehtë për t’a bërë. Unë mezi pres t’ju shoh në stadium për disa fitore”.