Klopp: Ishte faull

Futboll

Klopp: Ishte faull

Më: 3 janar 2023 Në ora: 11:14
Klopp i zemëruar

Viti 2023 nis keq për Liverpoolin, që u mposht 3-1 përballë Brentfordit, duke regjistruar humbjen e pestë në 17 javë kampionat.

“The Reds” kanë humbur shumë nga shkëlqimi i viteve të fundit dhe po përballen me vështirësi të shumta në Premier League.

Arsenali kryesues po “fluturon” dhe është 15 pikë larg, madje me një ndeshje më pak se skuadra e Jurgen Klopp.

Trajneri gjerman protestoi pas ndeshjes për golin e tretë të Brentfordit, i nisur nga një faull i dukshëm sipas tij.

“Goli i tretë erdhi pas një shtyrjeje sade. Kur po vrapon dhe merr një shtyrje nga pas, atëherë ti e humbet kontrollin dhe rrëzohesh. Ishte faull sade!.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat