Man Utd është vënë në kërkim të një sulmuesi

Futboll

Man Utd është vënë në kërkim të një sulmuesi

Më: 3 janar 2023 Në ora: 11:25
Manchester Utd ia mësyn Olmos

Manchester United po planifikon të përforcohet në repartin ofanziv gjatë këtij muaji.

Mediumi spanjoll raporton se “Djajtë e Kuq” ia kanë vënë syrin futbollistit të Leipzigut, Dani Olmo.

Përfaqësuesi spanjoll është parë si një përforcim ideal në “Old Trafford” pasi trajneri Erik ten Hag po kërkon përforcime në repartin ofanziv.

Olmon e donte trajneri Xavi Hernandez gjatë verës së kaluar, por në fund ky transferim nuk u realizua.

Olmo mund t’i kushtojë gjigantit britanik rreth 60 milionë euro, ndërsa mbetet të shihet nëse United do të jetë i gatshëm ta paguajë këtë shumë.

Man Utd është vënë në kërkim të një sulmuesi për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon e larguar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat