Leeds United ka nënshkruar me mbrojtësin Max Wober nga Red Bull Salzburg, në një marrëveshje katërvjeçare e gjysmë, për një tarifë të pazbuluar raportojnë mediet britanike.
24-vjeçari luajti nën drejtimin e trajnerit të Salzburg, Jesse Marsch, ku bëri 125 paraqitje.
Wober, i cili mund të operojë si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i majtë, bëhet nënshkrimi i parë i klubit të Elland Road në afatin kalimtar të janarit.
Ai mund të bëjë debutimin e tij në ndeshjen e raundit të tretë të FA Cup të së dielës në Cardiff City.
Wober u bë nënshkrimi më i shtrenjtë i Bundesligës austriake në gusht 2019-ës, kur përfundoi një transferim prej 10.5 milionë eurosh nga Ajax në Salzburg.
Më herët Leeds ka afruar edhe lojtarë të tjerë që kanë qenë pjesë e Red Bull Salzburg, duke vërtetuar në njëfarë forme që e ka të vendin e preferuar për të bërë blerje.