​Lorik Cana mbështet kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë

Futboll

​Lorik Cana mbështet kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë

Më: 3 janar 2023 Në ora: 14:05
Kapiteni Legjendar i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana

Kapiteni Legjendar i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana ka mbështetur kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Cana këtë e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook, shkruan Qendra “gjenocidi në Kovë – Plagë e Hapur”.

“Mbështes nismën e Qendrës ‘Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur’ që lulëkuqja me katër petale të shndërrohet në simbol të përkujtimit të viktimave të gjenocidit”, ka shkruar ai.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka shprehur mirënjohjen për kapitenin Lorik Cana për mbështetjen e rëndësishme që i ka dhënë lulëkuqes.

“I është mirënjohës për gjithçka që ka bërë për të afirmuar kombin tonë në botë”, ka shkruar Qendra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat