Ulpiana e Lipjanit ka synimet e qarta, të rikthehet në elitën e futbollit të Kosovës.
Drejtuesit e këtij klubi pretendojnë të përforcohen sa më shumë në realizimin e qëllimit.
Ulpiana renditet në vend të dytë me 27 pikë, ka katër pikë me pak se lideri Fushë Kosova.
“Urim Statovci zyrtarizohet në KF Ulpiana
Drejtori i Përgjithshëm, Murat Murati dhe futbollisti Urim Statovci në ambientet e klubit kanë firmosur marrëveshje për sezonin pranveror me mundësi vazhdimi.
Statovci luan në pozitën e qendërsulmuesit ku është vlerësuar si pjesë e rëndësishme e projektit të klubit.
Një ndër golashënuesit më të dalluar në Ligën e Parë, Urim Statovci së fundmi ishte pjesë e FC Vushtrria, ndërsa më parë ka luajtur për skuadrat si KF Fushë Kosova, KF Treça89, KF Arbëria si dhe ka luajtur edhe për klubin tonë”, - njofton KF Ulpiana.