Ronaldo Jr firmos për Real Madridin

Futboll

Ronaldo Jr firmos për Real Madridin

Më: 3 janar 2023 Në ora: 16:18
Ronaldo Jr firmos për Real Madridin

Cristiano Ronaldo Jr. (Cristiano) u rikthye në akademinë e Real Madridit vetëm pak ditë pasi babai i tij u stërvit me ekipin e parë të Los Blancos pas largimit nga Kupa e Botës në Katar.

Ronaldo i ri shënoi më shumë se 50 gola në 20 ndeshje për ekipet e të rinjve të Realit përpara se t’i bashkohej babait të tij në Old Trafford.

Kthimi i Ronaldo Jr. në akademinë e Realit, e konfirmoi gazetari Edu Kornago (Cornago). Babai i tij la gjurmë të thella te Real, nga viti 2009 deri në vitin 2018, ai shënoi 450 gola në 438 ndeshje.

Meqë ra fjala, kjo do të jetë hera e parë që babë e bir Ronaldo nuk do të jenë në të njëjtin klub, pasi ishin bashkë. te Reali, Juventusit dhe Manchester United.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat